Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi vidhte biçikleta në Tiranë së bashku me 2 shokët e tij. Në pranga ka rënë Erjon Korteshi, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij janë shpallur në kërkim.
Sipas njoftimit, këta persona vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës. Pas operacionit janë sekuestruar 22 biçikleta.
Advertisement
I arrestuari rezulton të jetë i dënuar edhe më herët për të njëjtën vepër penale.
Ndërkohë blutë kanë proceduar në gjendje të lirë një 50-vjeçar, i cili i blinte biçikletat e vjedhura dhe më pas i shiste në treg.
Advertisement