Kapet grupi i “Skënderbeut”/ 101 të arrestuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kapet grupi i “Skënderbeut”/ 101 të arrestuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge

Njëqind e një persona janë arrestuar gjatë një mega-operacioni në Katania të Italisë pasi akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në trafikun e drogës.

 

Autoritetet kanë publikuar video, ku duken qartë pjesëtarët e grupit duke trafikuar lende narkotike me kallashnikov në duar.

 

Advertisement

Mediat vendase bëjnë të ditur se  banda që operonte në fushën e narkotikëve kishte rreth 12 pika  ku zhvillonte trafikun në një mënyrë të strukturuar.

 

Sipas informacioneve, organizata kriminale përbëhej nga disa grupe që drejtoheshin nga një klan mafioz i Cosa Nostras.

 

Advertisement

Operacioni i titulluar “Skënderbeu”, mori këtë emër, pasi udhëheqësi i organizatës kriminale, Lorenzo Schillaci, tashmë i arrestuar, identifikohej me heroin tonë kombëtar. Por ende nuk është e qartë pse kreu i  organizatës kishte këtë pseudonim.

 

Në operacion morën pjesë rreth 400 efektivë policie, ndërkohë që dyshohet se mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy