
Policia Kufitare e Kakavijës kapi një furgon në të cilin ishin fshehur mijëra paund.
Mjeti që drejtohej nga një 49-vjeçar kaloi për një kontroll më të detajuar, ku u zbuluan brenda 86.810 paund.
Advertisement
Kurse në një çantë dore efektivët gjetën edhe 7.400 paund, që shoferi nuk i kishte deklaruar.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa 49-vjeçari u procedua penalisht.
Advertisement