Sekuestrohet rreth 1.2 kilogramë kanabis, ne Berat.
Forcat e rendit kapen në flagrancë shtetasin M.H., 34 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas merrej me shpërndarje të lëndës narkotike, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M.H, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 1.2 kg lëndë narkotike kanabis dhe fara të dyshuara si ato të bimës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Advertisement