
Arrestohet në Pogradec një 33-vjeçar i dënuar në Itali për veprën penale “Emigracion i paligjshëm”.
Majerdi Meko, 33 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar atë me 5 vjet dhe 6 muaj burg, për veprën penale “Emigracion i paligjshëm”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Advertisement