Tiranë
Arrestohet një 17-vjeçari që reklamonte në rrjetet sociale foto me armë zjarri.
Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit automatike si dhe një armë e ftohtë(thikë).
Falë bashkëpunimit me qytetarët dhe pas një pune hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e 17 -vjeçarit, i cili reklamonte në rrjetet sociale armë zjarri dhe qëllonte në ajer.
Advertisement
Adoleshenti me iniciale K. S, banues në Kombinat u prangos ne flagrance.
Gjatë kontrollit fizik, 17-vjeçarit i kanë gjetur me vete një armë të ftohtë (thikë) ndersa gjatë kontrollit në vendin ku kishte reklamuar fotot, është gjetur edhe arma e zjarrit e llojit kallashnikov.
Advertisement