Policia italiane ka arestuar tre shtetas shqiptarë pasi akuzohen për trafikim të sasive të mëdha të kokainës.
Këtij grupi mësohet se u është kapur një sasi prej 11 kg kokainë e pastë e paketuar në 11 pako. Mësohet se të arrestuari janë të moshave 30 deri 40 vjeç dhe u ndaluan në autostradën e Brenner në Verona.
Shqiptarët, identitete e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur, lëviznin me shpejtësi të madhe me dy makina me targa gjermane. Dyshohet se makina e parë verifikonte rrugën ndërsa e dyta e ndiqte nga pas me ngarkesën e kokainës.
Advertisement