Policia e Lushnjës arrestoi këtë të mërkurë dy hajdutë kamionçinash.
Aksioni i efektivëve u zhvillua pas një grabitjeje të ndodhur në fshatin Eskaj në orët e para të mëngjesit.
Advertisement
Shtetasit A. O., 19 vjeç dhe M. K., 25 vjeç, të dy banues në Tepelenë akuzohen se kanë vjedhur një kamionçinë të parkuar.
Pas hetimeve, u zbulua se të rinjtë ishin autorë edhe të tri grabitjeve të tjera, të ndodhura në fshatin Gjuzaj dhe Konjat.
Advertisement