Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin dokumente të huaja të falsifikuara. Sektori i krimit ekonomik ka vënë në pranga Mariglen Hotin, si dhe Shkëlqim dhe Ilir Hoxhën.

 

Madje në momentin e arrestimit Hotit iu gjet një patentë italiane e dyshuar, e falsifikuar. Nga hetimet ka rezultuar se Shkëlqim dhe Ilir Hoxha fillimisht siguronin jashtë vendit dokumentet e falsifikuara e më pas ia sillnin Hotit. Ky i fundit gjente klientë dhe i shiste në Shqipëri. Shuma për një pasaportë shkonte deri në 1500 euro.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Personat që kanë blerë pasaporta apo kartat e identitetit, kanë tentuar që të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar, nëpërmjet aeroporteve të ndryshme të Gjermanisë.

 

Hetimet për këtë grup kriminal kanë nisur para disa muajsh, pasi në nëntor të vitit të kaluar në aeroportin e Hanoverit u arrestua një çift shqiptarësh, që po tentonin të kalonin në Angli me dokumente greke të falsifikuara. Më pas u zbulua se një i afërm i tyre kishte kontaktuar në Tik-Tok me Mariglen Hotin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasi klienti bënte porosinë në rrjetet sociale dhe jepte shumën e parave, Hoti i dërgonte letrat në një laborator në Kosovë, ku kryheshin falsifikimet. Ndërkohë vijojnë hetimet, pasi dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.