
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga ‘’blutë’’ në Kestrinti, Igumenicë, pasi janë kapur duke transportuar me krahë 2 canta që përmbanin 31 pako me 33 kg 260 gram marijuane.
Një person i tretë arriti të largohej me vrap duke u futur sërish në tokë shqiptare. Të arrestuarve iu sekuestrua edhe një thikë e llojit “flutur”.
Në Kostur është ndaluar një mjet që drejtohej nga një grek 56 vjeç. Në brendësi të mjetit u gjetën dhe sekuestruan 5 çanta që përmbanin 30 pako me 58 kg 800 gram marijuanë. U sekuestrua celulari me një karte SIM.
Advertisement