Dy persona u arrestuan nga policia e vlorës për kultivim kanabisi.
Në pranga përfundoi një 22-vjeçar dhe një 47-vjeçar, pasi nga hetimet disa mujore rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin mbjellë 213 bimë narkotike në zonën e mifolit.
Advertisement
Gjatë kontrolleve të kryera në banesat e dy të akuzuarve, policia sekuestroi dhe 13 kilogramë kanabis.
Ndërkohë, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Advertisement