Për të dytën ditë dështoi mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore për shkak të skenarit të demokratëve.
Pas dështimit të mbledhjes, për mediet ka folur deputeti Ervin Salianji, i cili e ka cilësuar teatër mbledhjen e sotme.
Salianji: E patë edhe sot një teatër tjetër i pështirë i përfaqësuesve të mazhorancës, pavarësisht se 7 deputetët që kanë marrë me dhunë përfaqësimin në komisionin e Reformës Zgjedhore sot bojkotuan mbledhjen siç kanë bërë për 2 vite me radhë. Kjo është tallja dhe pengmarrja që u kanë bërë përfaqësuesve që kanë dalë me vota të PD-së.
Salianji akuzoi mazhorancën se nuk dëshiron Reformë.
Salianji: Nuk duan reformë, e thanë hapur se si do adresojnë problematikat, do përpiqen të blejnë vota për të bërë zgjedhje kushtetuese. Kjo është tallja me qytetarët dhe pengmarrje të drejtuesve të dalë me votat e PD. Ky është regjimi që kemi.
Grupi Bardhi-Berisha kërkon ndryshimin e përbërjes së komisionit, ku në vend të Alibeajt kërkojnë të vendosin bashkëkryetar Oerd Bylykbashin e Rithemelimit. PD u shtriu dje dorën e bashkëpunimit që të ulen në diskutime dhe të dalin me një draft./vizionplus.tv