Një nga sfidat e metropoleve është dhe menaxhimi i trafikut, i cili kthehet në një shqetësimet kryesore për qytetarët. Por ekspertët rrugor janë të mendimit se Tirana shpëton nga trafiku, vetëm nëse sot fillojnë autoritet të mendojnë për ndërtimin e një metroje.

 

“Një metro që të përfshijë zonën e Kamzës dhe të gjithë perimetrin e qytetit. Duhen mbi 10 vite punë. Duhen mesatarisht 4-5 mld euro. Vetëm kjo mund ta bëjë Tiranën metropol të vërtet. Në Tiranë janë bërë investime, por  bllokimi i trafikut dhe thithja e dioksidit të karbonit janë bërë shqetësim për shëndetin dhe sigurinë e shtetasve”, tha Mamir Hodo në Vizion Plus.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij në Tiranë duhet të ketë mbi dhe nën kalime që të përmirësohet qarkullimi  i mjeteve. Hotspotet në kryeqytet janë kryqëzimi i “21 dhjetorit” si dhe kryqëzimi i “Rrugës së Elbasanit”, që kanë nevojë për ndërhyrje.

 

Unë do të sugjeroja që duhet të ketë një shfryrje të qarkullimit që vjen nga sheshi Avni Rustemi, tek Pazari i Ri. Qytetarët që duan të shkojnë drejt rrugës së Kavajës të ndjekin një sens lëvizje që e mbingarkon këtë aks rrugorë, kur ndërkohë duhet të ketë një nën kalim për të dalë direkt në fillim të rrugës së Kavajës -sqaroi Hodo

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";