Pas me shume se dy vitesh opozita u rikthye per here te pare ne mbledhjet e komisioneve parlamentare; por ky rikthim u shoqerua me perplasje te ashpra me mazhorancen.
Deputetet demokrate shkuan ne komisione fizikisht duke injoruar vendimin e shumices qe ato te zhvillohen online; por pavaresisht prezences se tyre ne mbledhje, kryetaret socialiste te komisioneve nuk pranuan t’u japin fjalen duke u kerkuar te hyjne online.
KLOTILDA BUSHKA
AdvertisementKRYETARE E KOMISIONIT TE LIGJEVE
“Sipas njoftimit nga Sekretaria e Komisionit, të gjithë anëtarët janë lajmëruar për organizimin e kësaj mbledhjeje online. Të pranishëm janë këta kolegë. Po i marr me radhë sipas ekranit. Damian Gjiknuri, Alqi Bllako, Pëllumbi, Kollcaku, Deliu, Ndreca, Valikaj, Duraku, Celiku, Cyrbja, Xhoxhi, Hasalla dhe Gogu”
Media nuk mori pjese ne mbledhje dhe sistemi I pamjeve qe ofron kuvendi nuk lejon qe te shihet cfare ndodh ne sallen e komisioneve, cili deputet eshte present apo kush flet, pasi ato paraqiten vetem kryetaren e komisionit. Por nga pamjet qe regjistroi partia demokratike kuptohet se mbledhja ka qene e tensionuar .
I njejti tension shoqeroi edhe mbledhjen e komisionit te sigurise. Dhe e vetmja mbledhje ku opozita pati mundesi te fliste ishte ajo e komisionit te shendetesise, pasi kryetarja albana vokshi I perket PD. Ne ato pak minuta te mbledhjes qe ishin publike, para se sinjali te nderpritej vokshi theksoi se komisionet duhet te mblidhen fizikisht duke sjelle si argument se si partia socialiste zhvillon mbledhje ne ambjente te mbyllura pavaresisht masave anti covid.
ALBANA VOKSHI
AdvertisementKRYETARE E KOMISIONIT TE SHENDETESISE
Bazuar edhe në vendimin e njëanshëm, të kundërshtuar nga anëtarët e opozitës në Konferencën e Kryetarëve, ku i lihej kompetencë komisioneve që të vendosnin “nëse do kishte prani fizike apo mbledhje online”, unë dje kam njoftuar, në funksionin tim si kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, kam njoftuar praninë fizike, pra mbledhje të zhvillohej me praninë fizike të deputetëve.
Jo vetëm që nuk u mor asnjë masë për realizmin e kësaj mbledhje, por përkundrazi, sot jemi bllokuar edhe stafi i Kuvendit, nga stafi i administratës së Kuvendit. Ka qenë sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit i cili ka urdhëruar largimin e stafit të komisionit, në mes të mbledhjes së komisionit, ku unë i kisha dhënë fjalën për procedurë deputetëve të pranishëm në mbledhjen e komisionit.Unë kërkoj që të merren masa urgjente për këdo që sot ka tentuar të minojë parlamentarizmin, ka tentuar të bllokojë fjalën e deputetëve të opozitës në Kuvend.
Është e paprecedentë që Kuvendi t’i mbyllë gojën opozitës dhe t’i mbyllë çdo kanal komunikimi me publikun.Edhe pamjet e ketij komisioni I shperndau per mediat partia demokratike pasi ne faqen zyrtare te kuvendit, kjo mbledhje nuk ekziston. Sipas deputeteve demokrate kjo qasje e partise socialiste eshte ne shkelje te kushtetutes dhe synon ti mbylle gojen opozites.
OERD BYLYKBASHI
NENKRYETAR I KOMISIONIT TE LIGJEVE
“Sot ishte prova e parë që Edi Rama ka vendosur videokraci. Ai do të qeverisë nëpërmjet mjetesh të cilat mohojnë demokracinë. Deputetëve të opozitës iu mohua sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, pjesëmarrja në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe iu mohua e drejta e fjalës. Është qartazi mënyrë për të hequr totalisht transparencën që iu duhet qytetarëve për të kuptuar kush janë aferat korruptive që Edi Rama i kthen në ligj.”
Advertisement
Javen e kaluar ne konferencen e kryetareve PS me shumicene kartonave vendosi qe mbledhjet e komisioneve te zhvillohen online per shkak te situates se veshtire te pandemise covid 19, por opozita ka vendosur te mos e njohe kete vendim e do te vazhdoje te shkoje ne mbledhje fizikisht.