Edhe ditën e sotme, seanca plenare është shoqëruar me debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.
Në rend dite për tu diskutuar ka qenë projekti i Portit të Durrësit, ndërsa është rikthyer në Kuvend skenari i një jave më parë.
Advertisement
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, tha se koha e opozitës për diskutim është e përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve, por limiti i kohës nuk u pranua nga demokratët.
Berisha. Së bashku me deputetët e tjerë të PD bllokuan për disa minuta foltoren, dhe më pas hyn live në Facebook-un e kryedemokratit, duke akuzuar qeverinë.
Advertisement
Kuvendi për disa minuta ndërpreu punimet deri në qetësimin e situatës, për tu rikthyer sërish me diskutimet e rendit të ditës.