Një 43-vjeçar u arrestua në Durrës pasi ka përndjekur dhe kanosur ish-bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur.
“Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin L. P., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ka përndjekur dhe kanosur ish-bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tyre të mitur”, njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv
Advertisement