Kanosën dhe kundërshtuan policët, e pësojnë dy të rinjtë në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi kundërshtuan dhe kanosën dy punonjës policie.

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre dhe në banesën e njërit prej shtetasve, gjithashtu u gjetën dy mjete prerëse.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit E. G., 19 vjeç dhe K. A., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës, dy punonjës policie. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas dhe kontrollit të banesës së shtetasit E. G., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 mjete prerëse”, njofton policia. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy