Grupi Parlamentar i PD me në krye Enkelejd Alibeajn ka reagur në lidhje me emrin e Bajram Begaj, propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook PD ka refuzuar të marrë pjesë ne votimin e Begajt duke akuzuar se emri i tij është caktuar nga mafia e pronave.
Reagimi i plotë:
Grupi Parlamentar i PD: Kandidati për President u caktua nga mafia e pronave shtetëroreREAGIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE
Asnjë surprizë nga procesi personal i Edi Ramë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Ai nxorri sot nga xhepi zarfin me emrin e kandidatit të paracaktuar nga mafia e pronave shtetërore.
AdvertisementGrupi Parlamentar i Partisë Demokratike kishte paralajmëruar se Edi Rama i ka farsë përbetimet për President konsensual dhe gjithëpërfshirës. Moslegjitimi i kësaj farse të paralajmëruar nga ana jonë, qoftë edhe me votë kundër, është detyrë e çdo deputeti të Opozitës.
Pjesemarrja në votim nënkupton që ti japësh fytyrën e normalitetit demokratik regjimit të Edi Ramës, ndërkohë që ai po ndërmerr një akt tjetër personal për të asgjesuar një tjetër institucion kushtetues të pavarur.
PD nuk mund të jetë në seancë si fasadë për të legjitimuar kapjen e institucionit të Presidentit, as dëshmitare e atij procesi, sa kohë rezultati i votimit dihet. PD nuk mund të votojë një President që del nga xhepi i Edi Ramës, jashtë një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent.