Kandidati i LDK, Përparim Rama: Në dallim nga të tjerët, fokusi im nuk është politika, por Prishtina!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kandidati i LDK, Përparim Rama: Në dallim nga të tjerët, fokusi im nuk është politika, por Prishtina!

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV”, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama tregon arsyet se pse ndryshon nga kandiatët e tjerë. Përparim Rama shprehet se ndryshe nga kandidatët e tjerë foksui i tij nuk është politika por transformimi i qytetit të Prishtinës ku përfitues do të jenë qytetarët. Përparim Rama është shprehur i bindur se do të mundë Arben Vitinë në balotazhin e 14 nëntorit për kryetar të Prishtinës.“Ne do t’i kthejmë sytë nga njerëzit që e duan qytetin dhe jo lekët e qytetit, kjo është arsyeja që bën ndryshimin mes meje dhe gjithë kandidatëve të tjerë. Që nga fillimi e kam pasur të qartë pse do vija në Prishtinë se fokusi im nuk do jetë politika por do te jetë meaxhimin i Prishtinës, fokusi im do të jetë Prishtina për të gjithë pavarësisht nga cila parti vijnë apo nga janë. Unë i shoh si një popull që do i nevojitet një transformim rrënjësor, qytetit që i ka munguar në vite të tëra dhe tani është mommenti për këtë transformim. 5-6 muajt e fundit shihet një pozitivitet, si rezultat i punes me ekipin tim. Synimet e mia nuk janë politike, nuk kam ardhur të bëhem kryetar partie apo kryeministër apo president, fokusi im është Prishtina 100% dhe për këtë po hezitoj ta thërras veten politikan. Per 8 vite dua të punojmë për transfromimin e Prishtinës. Brenda 8 vites do bejme transformimin e Prishtinës, një metropol me karakter unik në botë.”, u shpreh Përparim Rama./Dritare.net

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy