Rrepet qindravjeçarë të Izvorit në Tragjasë të Vlorës rrezikojnë zhdukjen nga tharja dhe kalbëzimi.
Për shkak të kësaj sëmundjeje, njëri prej tyre, u rrëzua mbi një biznes pak ditë më parë duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
EMILJANO DAUPAJ – PRONAR BIZNESI NË TRAGJASË
“Në 30 sek ka rënë menjëherë. Gruaja ndenji në verande nuk arriti të futej brenda po fatmirësisht shpëtoi. Dëme bëri shumë.”
Pronari i biznesit thotë se megjithë paralajmërimet nuk është marrë asnjë masë.
Rrezikun i zhdukjes së monumenteve natyrore pranohet edhe nga specialistët.
NEXHIP HYSOLAKOJ
AdvertisementSPECIALIST I ZONAVE TË MBROJTURA VLORË
“Kemi rastin të një sëmundjeje, kanceri i rrapit. E cila i çoj ata drejt tharjes së ngadaltë. Rasti në fjalë është se një pjese e rrepeve janë tharë dhe janë rrëzuar. Dhe nuk i shmanget dot këtij fenomeni. Tek ne ka filluar tek syri i kaltër dhe ka vazhduar.”
Sëmundja që prek këtë lloj druri njihet si “kanceri i rrapit”. Gjatë viteve të fundit nga kjo sëmundje janë zhdukur shumë drurë shekullore.