Kampi i emigrantëve në Shëngjin/ Qeveria publikon marrëveshjen me Italinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kampi i emigrantëve në Shëngjin/ Qeveria publikon marrëveshjen me Italinë

Qeveria shqiptare ka publikuar marrëveshjen që kryeministri Edi Rama nënshkroi ditën e djeshme me Giorgia Melonin, për strehimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme në Portin e Shëngjinit.

 

Në marrëveshje, është përcaktuar se numri i emigrantëve, të cilët do të vijnë me automjete kompetente të qeverisë italiane, nuk do të jetë më shumë se 3 mijë persona.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, qeveria thotë se shpenzimet për qëndrimin e tyre do të mbulohen plotësisht nga pala italaine.

 

Në rast konstatimi të migrantëve që janë mbartës të sëmundjeve infektive thuhet në marrëveshje, autoritetet kompetente të palës italiane do t’u përmbahen normave të karantinimit dhe trajtimit të tyre, sipas protokolleve shëndetësore përkatëse.

 

Advertisement
  1. Pala italiane mund të krijojë në zonat e përcaktuara strukturat e përmendura aneksin

  2. Palët bien dakord se numri i përgjithshëm i migrantëve të pranishëm njëkohësisht në territorin shqiptar, në zbatim të këtij protokolli, nuk mund të jetë më i lartë se 3 000 (tre mijë) veta.

 

  1. Strukturat e përmendura në pikën 1 menaxhohen nga autoritetet kompetente të palës italiane, sipas legjislacionit përkatës italian dhe evropian. Mosmarrëveshjet e lindura ndërmjet këtyre autoriteteve dhe subjekteve, që do të akomodohen në strukturat e sipërpërmendura, i nënshtrohen ekskluzivisht juridiksionit italian.

 

Advertisement
  1. Autoritetet kompetente shqiptare lejojnë hyrjen dhe qëndrimin në territorin shqiptar të migrantëve të strehuar në strukturat e përmendura në pikën 1, me qëllimin e vetëm të kryerjes së procedurave kufitare apo të riatdhesimit, të parashikuara nga legjislacioni italian e evropian dhe për kohën rreptësisht të nevojshme për të.

Në rast se, për çdo arsye, e drejta e qëndrimit në struktura nuk gjen zbatim, pala italiane i transferon menjëherë migrantët nga territori shqiptar. Transferimet për dhe nga këto struktura janë përgjegjësi e autoriteteve kompetente italiane.

 

  1. Hyrja e migrantëve në ujërat territoriale dhe në territorin e Republikës së Shqipërisë do të kryhet ekskluzivisht me mjetet e autoriteteve kompetente italiane. Në momentin e mbërritjes në territorin shqiptar, autoritetet kompetente të secilës prej palëve do të vijojnë veçmas me përmbushjen e kritereve të parashikuara nga dispozitat ligjore kombëtare përkatëse, si edhe duke iu përmbajtur kushteve të këtij protokolli.

 

  1. Shpenzimet për përshtatjen e një apo më shumë strukturave të hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të migrantëve do të mbulohen tërësisht nga pala italiane.

 

Advertisement
  1. Lidhur me strukturat e parashikuara nga pika 1, pala italiane angazhohet të krijojë strukturat shëndetësore, me qëllim që të garantojë shërbimet shëndetësore të nevojshme.

 

  1. Në rast konstatimi të migrantëve që janë mbartës të sëmundjeve infektive, autoritetet kompetente të palës italiane do t’u përmbahen normave të karantinimit dhe trajtimit të tyre, sipas protokolleve shëndetësore përkatëse.

 

  1. Në rast nevojash shëndetësore, të cilat autoritetet italiane nuk mund t’i plotësojnë brenda kuadrit të strukturave të përmendura në pikën 1, autoritetet shqiptare do të bashkëpunojnë me autoritetet italiane përgjegjëse të këtyre strukturave për të siguruar kujdesin mjekësor thelbësor dhe të domosdoshëm ndaj personave të strehuar në këto struktura.

 

  1. Kostot për shërbimet shëndetësore, që do të ofrohen nga pala shqiptare, do të paguhen nga pala italiane, në përputhje me pikën 1, të nenit 10, të këtij protokolli.

    Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy