Ekzekutohet në mes të Tiranës Behar Sofia, i konsideruar si një nga bosët e trafikut të heroinës nga Turqia.

66 vjeçari u qëllua me dy plumba nga një person i maskuar teksa ishte duke ecur në këmbë në afërsi të Piramidës, ku dhe kishte shtëpinë.

Ngjarja, raporton Vizion Plus,  ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit. Behar Sofia u gjet i plagosur rëndë nga kalimtar të rastit, ndërsa humbi jetën në spital pasi nuk mundi dot t’u mbijetojë plagëve të marra.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Momenti i ekzekutimit është filmuar dhe nga kamerat e sigurisë, ku sipas, burimeve pranë grupit hetimor, autori ende i paidentifikuar e ka ndjekur 66-vjeçarin pasi ka dalë ngë një bar kafe ku ishte ulur e më pas e qëlloi atë me një pistoletë me silenciator.

 

Ndonëse ende nuk ka një pistë zyrtare hetimi, vrasja mendohet të ketë ardhur si rrjedhojë e trafikut të lëndëve narkotike. Kjo pasi Behar Sofia njihet nga policia si bashkëpunëtori më i afërt i Abdulselam Turgut, personit që akuzohet se drejton trafikun e heroinës nga Turqia drejt vendeve të Bashkimit Europian.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

66-vjeçari, shton Vizion Plus, ka qenë me precedent të mëparshëm penal pasi rezulton i dënuar jashtë vendit. Në vitin 1998, Behar Sofia u arrestua në Turqi së bashku me Abdulselam Turgut si dhe disa shqiptarë të tjerë.

 

Behar Sofia njihej ndryshe dhe me emrat Fatmir Sofia dhe Behar Seferi. Ai ka disa biznese në Tiranë dhe Durrës, ndërsa emri i tij, përveç lidhjeve me grupet e drogës, përmendet edhe në ngjarjen e 7 gushtit 2009 kur në Durrës u vranë katër efektivë policie nga ana e Dritan Dajtit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Krahas pistës të trafikut policia po heton dhe atë të hakmarrjes, pastrimit të parave   apo konkurrencës, pasi bizneseve të tij i janë vendosur sasi tritoli disa herë.

 

Mësohet se disa persona janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje lidhur me ngjarjen. Atentati mendohet të ketë qenë i mirëorganizuar dhe se 66-vjeçari është nxjerrë në pritë. Ai prej dy javësh ishte i izoluar në banesën e tij pasi ishte infektuar nga virusi Covid.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë përgjatë gjithë akseve rrugore janë ngritur postblloqe të shumta ndërsa janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të bizneseve rreth zonës.