Presidenti Ilir Meta bën me dije se nesër, politikani shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, do të kërkojë mbështetjen e shqiptarëve, për të qenë pjesë e parlamentit serb, si zëri i vetëm i përfaqësimit të shqiptarëve atje.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Meta ka ftuar të gjithë votuesit shqiptarë t’u drejtohen masivisht kutive të votimit, në mbështetje të Kamberit dhe “Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë”.
“Nesër, më 27 maj, Shaip Kamberi dhe “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, për herë të tretë kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në sigurimin e një vendi në Parlamentin e Serbisë.
Si kandidat i vetëm për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes për herë të tretë të votimit.
AdvertisementFtoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër masivisht t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaip Kamberin dhe “Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë”, shkruan Meta.