Kalaja e Ishmit po kthehet pak nga pak në një vend të frekuentuar nga turistë vendas e të huaj. Ajo gjendet afro 50 kilometra larg nga Durrësit dhe turistët e vizitojnë për të shijuar pamjen mahnitsë të Adriatikut.

“Ka një pamje strategjike, duke përfshirë fushën, detin, malin. Është ndërtuar rreth viteve 1572-1574. Këtu vijnë turistë të shumtë, edhe të huaj, vijnë çekë, gjermanë, polakë”, thotë studiuesi Përparim Taipi.

Në hyrje të kalasë gjendet varri i piktorit me famë botërore, Ibrahim Kodra, që përbën një ndalesë për vizitorët.

“Është një vlerë turistike për të vizituar edhe kalanë, dhe varrin e Ibrahim Kodrës”, thotë Taipi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kalaja e Ishmit iu nënshtrua procesit të restaurimit të mureve fortifikuese dhe vazhdoi me rindërtimin dhe konsolidimin e terrenit dhe peizazhit brenda saj. /vizionplus.tv