Kadilli këmbëngul: Të ikë kryetari/ Harxhi: Basha, humbës në seri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kadilli këmbëngul: Të ikë kryetari/ Harxhi: Basha, humbës në seri

Lulzim Basha ka kërkuar votën e demokratëve të Gjirokastrës, Tepelenës e Përmetit për të drejtuar edhe 4 vjet Partinë Demokratike. Fjalimi i Bashës para strukturave të PD është fokusuar tek procesi i 25 prillit duke i ftuar demokratët të vazhdojnë përpjekjen e tyre kundër qeverisë Rama.

 

LULZM BASHA

KRYETAR  I PD

Advertisement

 

“Një prej betejave më të paprecedenta në pabarazinë e tyre, një betejë ku përballë nuk kishim një kundërshtarë politik, por një regjim i cili shkatërroi një nga një të gjitha rregullat e garës demokratike dhe me të cilin  përballëm dhëmbë për dhëmbë jo thjesht në një muaj fushatë, por në 8 vite, e në veçanti në vitin e fundit që nga momenti i marrëveshjes së 5 qershorit dhe përballja vazhdon akoma në komisionin zgjedhor, së shpejti fillon në Kolegjin Zgjedhor, e do të vazhdojë sa më takon mua deri në realizimin e asaj që presin shqiptarët dhe asaj që ka ndalur përkohësisht më 25 prill, që është largimi i këtij regjimi dhe ndryshimi që presin përmes Partisë Demokratike.”

 

Ndërsa kandidati Fatbardh Kadilli gjatë takimeve me demokratët në qarkun e Beratit ka theksuar rendësin që ka reformimi i Partisë Demokratike për të fituar betejën e ardhshme zgjedhore.

Advertisement

 

FATBARDH KADILLI

KANDIDAT PER KRYETAR, PD

 

Advertisement

“Lulzim Basha duhet të dorëhiqej në mënyrë automatike. Ai ka humbur disa herë dhe nuk ka pse ne të vazhdojmë një projekt të shteruar,prandaj kam shpallur një manifest të ri politik për të hequr dorë nga ajo politikë që kemi bërë në 30 vjet. Unë jam i bindur se ne ja dalim për ta zgjuar fort atë qytetarin e braktisur dhe për ta bërë një qytetar politik,që do ti shërbejë opozitës për të ndryshuar qeverisjen dhe për të larguar Edi Ramën nga pushteti,për të larguar atë model që është një ngërthim i keq i politikës,biznesit,medias,krimit dhe që sundon sot qytetarin shqiptar.”

 

Edhe kandidati Agron Shehaj ka publikuar parimet mbi të cilat sipas tij duhet reformuar PD; duke përfshirë largimin e kryetarit të partisë nëse humbet zgjedhjet, të drejtën e anëtarësisë për të përcaktuar deputetët dhe parimin që PD të mos pranojë financime nga biznese të mëdha që marrin fonde publike.

Një platformë për të ardhmen e PD ka publikuar edhe Edit Harxhi e cila ka vendosur si parim kryesor për Partinë Demokratike; debatin e konkurrencën e lirë brenda partisë, të mos ketë me emërime nga kryetari, t’u jepet autonomi e plotë degëve të partisë. Harxhi kërkon që PD të jetë ideologjikisht një parti antikomuniste, euroatlantike, shtëpia e të gjithë të djathtëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy