Kadastra dixhitalizon pronat/ Procesit do t’i nënshtrohen 50 milionë dokumente

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kadastra dixhitalizon pronat/ Procesit do t’i nënshtrohen 50 milionë dokumente

Një arkiv me 50 milion dokumente do ti nënshtrohet procesit të digjitalizimit nga zyra e Kadastrës. Kreu i këtij institucioni Artan Lame tha se gjatë vitit që lamë pas, 1.5 milion shërbime janë ofruar në mënyrë digjitale ndaj dhe fokusi për këtë vit është zgjerimi i mëtejshëm i këtij procesi.

 

“Mbrapa këtij veprimi mbetet fakti se pjesa më e madhe e këtij dokumentacioni vijnë të jetë në letër duke sforcuar stafin në dhënin e shërbimit. Ndaj qeveria miratoi financimin e projektit për digjitalizimin e e arkivit prej 50 milion dokumentash që do ti nënshtrohen këtij procesi delikat”.

 

Advertisement

I gjithë ky proces do te zgjasë dy vite. Fillimisht digjitalizimi do të nis me zonat më problematike, siç janë ato bregdetare.

 

“Viti i parë nis me zonat nga Konispoli në Velipojë, duke përfshirë të gjithë zonat bregdetare, përfshirë edhe Tiranën si qendra e qytetit. Më pas do të vijojmë me pjesën tjetër të vendit”.

 

Advertisement

Për këtë arsye zyrat e kadastrës kërkojnë 230 persona staf, kryesisht inxhinierë, jurist, hartografë etj. Por Lame i ka paraprirë edhe akuzave që mund të shoqërojnë procesin për punësime partiake

 

“Do këtë nga ata që do thonë punësimet do të jenë partiake,.Unë i them të interesuarve të aplikojnë. Ja sheshi dhe ja mejdani.”

 

Advertisement

Kadastra shqiptare është sot institucioni ku qytetarët hasen me paqartësi në aplikimet on line dhe me vonesa në marrjen e shërbimeve, për shkak të gjithë problematikave që shoqërojnë procesin e pronave në vend.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy