Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ai ka tentuar të fusë në kurth edhe NATO-n me megaaferën e portit të Durrësit.
“Vetëm trualli, tokë publike e portit, kushton 3 miliardë euro.
AdvertisementVetëm ndërtimi i Dubait të Shqipërisë, kushton 3 ose katër miliardë euro.
Të gjitha këto nga një kompani ku 60 për qind të tyre nuk dihet se të kujt janë, se janë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës.
AdvertisementEdi Rama nuk do kishte mundur kurrë të fshihte 60 për qind të një kompanie miliardash po të mos ishte personalisht e tij.
Në këtë megaaferë, Edi Rama i ka dhënë vetes statusin e investitorit strategjik. I përjashtuar nga TVSH-ja dhe taksat e tjera.
AdvertisementMe këtë megaafera, Rama ka përjashtuar veten dhe vëllezërit Kariç nga taksa e infrastrukturës dhe taksat e tjera.
Me këtë megaaferë, Rama ka përdorur skemë identike me Lukashenkon e Minskut dhe vëllezërit Kariç.
AdvertisementMe këtë megaaferë, Rama ka shkelur nenet 70, 71 dhe 74 të MSA me Bashkimin Europian, që i imponojnë Shqipërisë, zbatimin e rregullave të konkurrencës, i imponojnë Shqipërisë, rregullat e transparencës së plotë.
Me këtë megaaferë, Rama ka privuar Shqipërinë, por edhe BE-në dhe NATO-n nga porti mijëravjeçar. Komisioni i Transportit i BE-së e ka përcaktuar këtë port, si një nga dy portet strategjike në rajon.
AdvertisementRama bëri përpjekje të turpshme për të përfshirë NATO-n në këtë aferë. Zero interes nga NATO-ja. Sekretari i Përgjithshëm e kuptoi se bëhet fjalë për një kurth korruptim të një njeriu që vjedh vendin e tij.“- tha Berisha.