Jurgis Çyrbja dha dorëheqjen, KQZ i jep mandatin e deputetit, Erion Mekës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dorëzuar mandatit Erion Merkës, i cili do të zëvendësoje në Kuvend ish-deputetin socialist për Durrësin, Jurgis Çyrbja.

Ky i fundit dha dorëheqjen duke theksuar se shkak janë bërë problemet shëndetësore që ia pamundësojnë kryerjen e angazhimeve.

Dorëheqja e tij erdhi vetëm dy ditë pasi u paraqit në SPAK, pas kallëzimit të demokratit, Eduard Paloka.

Jurgis Çyrbja është marrë i pandehur zyrtarisht nga SPAK për veprën penale “shpërdorim detyre”. Ai rrezikon deri në 7 vite burg për këtë akuzë.

Advertisement

Çyrbja është kallëzuar në SPAK nga deputeti demokrat Edi Paloka në zgjedhjet e 2021. Paloka e akuzonte për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit.

Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, ka çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone./vizionplus.tv

Ndërkohë, një ditë më parë, Çyrbja njoftoi dorëzimin e mandatit.

Ai theksoi se shkak për këtë vendim janë problemet shëndetësore./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy