Duke folur për krizën energjetike kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se OSHEE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion dhe klientelizëm.
Basha ka theksuar se për sa i përket blerjes së çmimi Shqipëria e ka marrë trefish më të shtrenjtë. Sipas tij është një diferencë me afro 10 milion euro në çmimin që Shqipëria ka blerë energji në krahasim me bursën ndërkombëtare të energjisë.
“Në tre tender në furnizimin e tregut të lirë. Çmimi I blerjes është shumë më i lartë se çmimi i bursës së energjisë diferenca është afro 10 mln euro. Nuk ka thatësira por ka një bllok për Ramën e hajdutët e KESH e OSHE, 10 milion euro. Duheshin 29 milion por ja paguar 39 mln euro. Nuk duhej blerë ajo energji nëse nuk duhej të ishte shitur. Por pyetja është se ku shkojnë këto para. Përgjigja që vjen është se këto para shkojnë në xhepat e zyrtarëve nga më të ulëtit e më lart. Një shtet që konsiderohet më i korruptuari në Ballkan. Rama e shiti energjinë e shqiptarëve këtë verë me një të tretën që po e blen sot. Ju varfëroheni e një grup pasurohen. Taksat tuaja i çojnë në parajsa fiskale siç ka nisur publikimi në letrat e Pandorës. Punojnë fiktivisht militantë e patronazhistë. Janë miliona euro përmes taksave që paguani edhe ku blini bukë e ujë.” tha Basha.