“Ju meritonit më shumë”, Broja i kërkon falje tifozëve kuqezinj pas eleminimit nga EURO 2024

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ju meritonit më shumë”, Broja i kërkon falje tifozëve kuqezinj pas eleminimit nga EURO 2024

Fredi Beleri shpallet fajtor edhe me vendim të Apelit të Posaçëm. Atij do t’i duhet te vuajë 2 vjet heqje lirie, nën akuzën e korrupsionit zgjedhor, për vendoret e 14 majit, në të cilat ai nuk mundi dot të marrë pjesë pasi u arrestua 2 ditë përpara tyre. I njëjti vendim vlen edhe për të bashkëpandehurin në këtë proces Pandeli Kokaveshi, i cili u dënua me 1 vit e 6 muaj shërbim prove për arsye shëndetësore.

Si në të gjithë gjykimin e Belerit, seanca u përcoll nga Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule e Ambasadorja greke në Tiranë, Kostantina Kamitsi, e cila pas seancës u tha mediave se procesi ndaj të zgjedhurit të Himarës është i dyshimtë.

“Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështje ngrenë pikpyetje për objektivitetin e procesit e çështjes prezumimi i pafajësisë, burgimi i zgjatur i zotit Beleri, dënimi jo proporcional dhe mos lejimi i të dejtës së betimit. Megjithë dëshirën e popullit të Himarës bashkia ende sot drejtohet nga persona që nuk janë zgjedhur nga votuesit. Zoti Beleri tashmë zyrtarisht është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Europian Është pjesë e shtetit të së drejtës që eurodeputetë e zgjedhur të kenë mundësinë të paraqiten personalisht në të gjitha punimet e Parlamentit Europian duke filluar nga seanca plenare e korrikut që vjen”, deklaroi ambasadorja.

Fredi Beleri u prangos në kushtet e flagrancës për shit- blerje të votave diçka që ai e ka mohuar që në fillim.

Advertisement

Kanë qenë përgjimet e Prokurorisë së Vlorës ato që e fundosën të zgjedhurin e himariotëve, ku dëgjohet Beleri së bashku me Pandeli Kokaveshi duke dhënë 50 euro për votë, e nga ana tjetër ai u premtonte votuesve se do t’i pajiste me pasaporta greke.

Për shkak se është subjekt i posaçëm që do duhej hetuar nga SPAK, çështja i kaloi kësaj prokurorie.

Dy prokurorët e posaçëm, Adnan Xholi dhe Dorina Bejko ishin të bindur se vepra penale e shit- blerjes së votave provohej nga dëshmitari i simuluar i policisë së Vlorës, Arsen Rama që i shërbeu hetimeve paraprake për të ngritur akuzën ndaj Fredi Belerit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy