Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili është infektuar me koronavirusit. Pozitivë kanë rezultuar gjithashtu gruaja dhe vajza e tij.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ismaili përmes një postimi në “Facebook”. Ai shkruan se ata janë vetë-izoluar dhe do të qëndrojnë të mbyllur deri në momentin kur të shërohen plotësisht.

Ismaili iu lutet gjitahshtu qytarëve që të mbajnë maskën dhe të ruajnë distancën.

“Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona dhe vajza Uma rezultuam pozitivë, ndërsa djali Omeri negativ. Normalisht, sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do të qëndrojmë të mbyllur derisa ta kalojmë tërësisht këtë përballje me virusin. Duke u lutur për të gjithë të infektuarit që ta kalojnë pa probleme të mëdha këtë sfidë, shpresojmë që me ndihmën e Zotit edhe familja jonë ta kalojë lehtë. Ju lutem, mbani maskat, kujdesuni për higjienën dhe ruajeni distancën, që ta mbroni veten dhe të tjerët.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";