Grupi i hakerave iranianë ka publikuar të tjera të dhëna delikate të policisë që janë marrë pas sulmit kibernetik afro një muaj më parë.
Emër, foto, numër ID, data dhe vendi i lindjes janë publikuar sot për rreth 90 mijë persona të cilët dyshohen për ngjarje të ndryshme.
Në mesin e mbi 90 mijë qytetarëve ka dhe emra të njohur të politikës si, Elisa Spiropali, Niko Pleshi dhe Mimi Kodheli ndërsa nuk mungojnë edhe personazhe të tjerë të politikës nga radhët e opozitës, si Gent Strazimiri.
Nuk dihet se përse këta emra ndodhen në listë por materiali i publikuar në rrjetin social telegram përfshin të gjithë informacionin policor për personat e dyshuar për vepra penale.
Në lidhje me publikimin e të dhënave reagoi edhe Policia e Shtetit e cila sqaron se sistemi policor MEMEX nuk është prekur.