“Jo kaos me ligjet e biznesit”/ Ekspertët e PD: Shtresa e mesme, motorri i zhvillimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jo kaos me ligjet e biznesit”/ Ekspertët e PD: Shtresa e mesme, motorri i zhvillimit

Partia demokratike synon qe te krijoje nje klime te re per biznesin se pari duke krijuar qendrueshmeri tek baza ligjore dhe premtimi  I saj eshte se taksat do te percaktohen ne fillim te mandatit e nuk do te ndryshojne per 4 vjet.

 

JORIDA TABAKU

ANETARE E KRYESISE, PD

Advertisement

 

“Sot biznesi ka një mjedis armiqësor, të pasigurtë ku në tetë vite kanë ndodhur 60 ndryshime ligjore dhe 170 vendime ministrash.”

 

PD premton qe te shfuqëzoje  shumicën e  taksave vendore e kombëtare dhe konsolidimin e një liste të shkurtër të aplikueshme sipas praktikës më të mire botërore.

Advertisement

 

FLORION MIMA

ANETAR I KRYESISE, PD

 

Advertisement

“Të gjitha ligjet tatimore dhe aktet respektive nënligjore do të përmblidhen në një Kod Tatimor dhe Dispozita Zbatuese, të ngjashëm me Kodin Doganor. Të dy këto kode, ne një fazë të dytë do të përmblidhen në Kodin e të Hyrave Publike të Shqipërisë. Gjithçka do të arrihet nëpërmjet një bashkëpunimi me opozitën për t’i dhënë besueshmeri dhe qëndrueshmëri sistemit tatimor shqiptar dhe për të shmangur futjet e duarve të politikës.”

 

Sipas PD, shtresa e mesme eshte motorri I zhvillimit te vendit e per kete arsye ata kane parashikuar ulje te taksimit.

 

Advertisement

 

ALFRED RUSHAJ

 

ANETAR I KRYESISE, PD

Advertisement

 

“Të punësuarit me pagë mbi 60 mijë lekë do të përfitojnë thuajse një gjysëm page shtesë nga ulja e tatimeve. Në këtë mënyrë do i japim fund barrës së rëndë të taksimit që qeveria iu ka vënë njerëzve më të talentuar, të kualifikuar apo më të suksesshëm në vend.”

 

Sipas perllogaritjeve te PD pas 4 vitesh Shqiperia si pasoje e reformave do te arrije nje rritje ekonomike ne nivelin 5.5%

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy