Ministri i Drejtësisë nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e bashkisë së Tiranës për hapjen e disa qendrave për të miturit që janë përfshirë në krime.
ULSI MANJA
MINISTRI I DREJTESISE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Për herë të parë në drejtësinë moderne shqiptare po zbatohet një proces i ri, që i jep mundësi të miturit të mos i nënshtrohet procesit gjyqësor. Masat alternative të shmangies do të jepen nga organet kompetente gjyqësore. Në çdo rast do mbahet interesi më i lartë i të miturit, rrethanat e tij mjedisore dhe shoqërore, nivelin e zhvillimit.”
Sipas ministrit Manja, burgu nuk është vendi ku të miturit mund të rehabilitohen, pasi kushtet nuk mundësojnë një gjë të tillë.
“Kjo kategori e të miturve që janë në kontakt me organet e drejtësisë, do të trajtohen nga qendrat multifunksionale të bashkive. Jashtë institucioneve të mbyllura, jashtë burgjeve, të cilat pavarësisht përpjekjeve tona për të përmirësuar kushtet, nuk arrijnë dot të rehabilitojnë dhe të ofrojnë një drejtësi miqësore për këtë kategori femijësh.”
Edhe për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, burgu nuk duhet të jetë alternativa e parë për të miturit.
ERION VELIAJ
KRYETAR I BASHKISE TIRANE
“Ne vijmë nga një kulturë që themi burg, burg, burg. Nuk mund te çohet një njeri ose një i mitur në burg për gjithçka. Është kosto, mbahet një institucion i tërë, i cili nga taksapaguesit, financohet rregullisht. Sot kemi të rinj, gjimnazistë që janë në konflikt me ligjin për një cigare bar. Por ndodh, mos të sillemi si njerëz që nuk jetojmë në realitet. Tani, për dy cigare bar ne krijojmë një kalvar qe një të mituri, mund t’ia kthejë të gjithë jetën mbrapsht.”
Kjo nisëm ligjore pritet të shtrihet në të gjitha bashkitë e vendit.