Kjo është Flutra Zela, banore e fshatit Mazhë në Krujë. ajo prej me shume se nje jeton në këtë çadër pasi banesa e saj u dëmtua nga tërmeti.Si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë vendin, jetesa për familjen e fluturës është vështirësuar pasi çadra e tyre është përmbytur.
FLUTURA ZELA – BANOER E MAZHËS
Advertisementme keq ska ku të vje. Shiko se si jemi llogarite si e kemi kaluar. Perzotin me keq ska. Kam fjetur ketu i gjithe shiu ka rene brenda. Ska ardhur askush të na shoh.
Përmbytjeve nuk i kanë shpëtuar as familjet e tjera të Mazhës. Ata thonë se pavarësisht situatës së vëshirë autoritetet nuk kanë shkuar për t’i ndihmuar.
SANIJE ASHA – BANORE E MAZHES
Ketu skemi ku te shkojmë. Kjo është një mënyrë shumë e keqe jetesë. Binte shi, shiu brenda. Shihe vet si është gjendja. Këtu gatuhet këtu hahet këtu pihet. As na ka parë kush a gjallë a vdekë jemi. Kemi qenë dhe pa drita. Sdinim nga të shkonim. Jete më të keqe se di.
Në njësinë administrative të Bubqit janë mbi 30 familje që jetojnë në cadra.