Mbledhja e grupit parlamentar të PD është shoqëruar me debate. Shkak është bërë prezenca e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Enkelejd Alibeaj mësohet të ketë thënë në mbledhje se Berisha nuk është i ftuar, ndërsa i ka kujtuar shpalljen non grata nga SHBA.
“Nuk je pjesë e grupit, sepse je i përjashtuar më 9 shtator. Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Z.Berisha me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum.”
“Beteja është për dinjitet njerëzor. Jam njeriu i dytë në botë që hedh në gjyq sekretarin e DASH…Kam mbrojtur sovranitetin e vendit. Kam qenë kryetar shteti, kryeministër, jam më i votuari në rajon, u përgjigj Berisha.