Jeni gati për “Gjon Mili, Jazz&Blues Festival”? Njihuni me artistët që do performojnë në Tiranë dhe Korçë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jeni gati për “Gjon Mili, Jazz&Blues Festival”? Njihuni me artistët që do performojnë në Tiranë dhe Korçë

Në datat 12, 13, 14, korrik vjen në Tiranë festivali “Gjon Mili, Jazz&Blues” si dhe në Korçë në datat 15-16 Korrik.

 

Shijoni magjinë e muzikës Jazz & Blues që mjeshtri i madh dhe novator i fotografisë botërore, Gjon Mili ka kontribuar artistikisht në zhvillimin e saj kryesisht gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Advertisement

“Gjon Mili Jazz&Blues Festival” synon promovimin e figurës së Gjon Milit, si e vetmja urë lidhëse që kombi shqiptar ka me historinë botërore të muzikës Jazz dhe Blues, duke e bërë pjesë të Trashëgimisë Kulturore dhe Artistike të Shqipërisë.  Lindja e këtij festivali u motivua nga realizimi i projektit “Ëndrra e Gjon Milit” në vitin 2019, mbështetur nga Ministria e Kulturës. Festivali do të zhvillohet me dt 12-13-14 Korrik ne Tirane, ora 20:00 n’bahce te Rese dhe me dt. 15-16 Korrik 2022 prane Pedonales ne Korçë.

 

Ky projekt është aktivitet Flagship në kuadër të Titullit, “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë” për vitin 2022, zbatohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me organizatën RIAS, Muzika për të Rinjtë dhe me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, dhe një përfaqësi institucionesh kombëtare dhe ndërkombëtare në vend.

 

Advertisement

Grupet pjesmarrëse në që do performojnë në festival janë si më poshtë:

 

Grupi finlandez “Pylkkanen Nu Botega dt 12 korrik
Pekka Pylkkanen saksofon
Adam Pache
Roberto Tarenzi
Kimon Karoutzos

 

Advertisement

Grupi “Kejdi Barbullushi Trio”, 12 Korrik
Kejdi Barbullushi- Kitarë
Nesim Maxhuni- Bateri
Ilir Bajri- Piano Elektrike

 

Grupi “Just Trio” 13 Korrik
Roni Gjura
Emiljan Dhimo
Mateos Gjipi

 

Advertisement

Grupi Austriak “TechRider – Julie Island guitar-trio” 14 korrik dhe 15 Korrik

 

Martin Bayer, Kitarë
Andi Tausch, Kitarë
Kenji Herbert, Kitarë

 

Advertisement

Grupi “Ermal Rodi Quartet” datë, 14 Korrik dhe 16 Korrik

Ermal Rodi- Saksofon
Angjelin Toma- Kitarë, Bas
Besjan Heri- Bateri
Kejdi Barbullushi Kitarë

 

Grupi “Philippos Nakas Big Band Selanik” 16 korrik

Advertisement

Grupi “Ivanov Quartet”

Ivan Ivanov – Tenor, soprano saksofon
Gordan Spasovski – piano
Andrea Mirchevska – doubleBass
Slavko Kocev – Bateri.

 

Advertisement

 

Jeni gati për “Gjon Mili, Jazz&Blues Festival”? Njihuni me artistët që do performojnë në Tiranë dhe Korçë

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy