“Jemi të shpartalluar”/ Fermerët, protestë në Devoll për çmimet e larta të naftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jemi të shpartalluar”/ Fermerët, protestë në Devoll për çmimet e larta të naftës

Fermerët në Devoll të Korcës kanë protestuar duke fikur zetorët për të kundërshtuar rritjen e kostove në sektorin e bujqësisë. Fermerët thonë se shtrenjtimi naftës, si dhe dyfishimi i çmimit për disa plehra kimikë ka bërë që ata të jenë përballë falimentit.

 

 “FERMERET

 S’i përballojmë dot çmimet. Nafta ka vajtur 200 lek. Nje kuintal dap (pleh kimik) vajti 160 mije lek. Si do t’i blejmë pa shitur prodhimin. Mollët na kanë mbetur të gjitha stok. 1 kuintal ka qenë 39 mij lekë të vjetra, momentalisht ka kaluar 110 mijë lekshin.”

Advertisement

 

Në mbështetje të tyre ishte edhe kreu i shoqatës së mbrotjes së konsumatoreve të fermerëve. Sipas Ervin Resulit, qeveria e ka lënë sektorin në mëshirë të fatit.

 

“ERVIN RESULI

Advertisement

Duke marrë në konsideratë të gjithë rritjen e inputeve bujqësore, naftën dhe VKM e fundit të qeverisë që nuk i mbështet fermerët me subvencione, kjo ka bërë që ata duke filluar nga Bilishti sot, me pas, në të gjithë Shqipërinë, do të dalim në rrugë.”

 

Ai shkon më tej kur thotë se dega e blegtorisë është sot në kufijtë e mbijetesës, ndaj dhe tregu po përballet nga produktet e importit.

 

Advertisement

“Një vëmendje jo ndaj bujqësisë e blegtorisë do t’i nxjerrë fermerët nga tokat e tyre. Sot që flasim, bujqësia e blegtoria gjenden në kushtet e mbijetesës. Mos ta harrojmë, ndryshimet fiskale kanë rritur çmimet e plehrave.”

 

Teksa të gjithë degët e ekonomisë në 2021 ishin me rritje, i vetmi që nuk reflektoi këtë trend ishte bujqësia, e cila, sipas të dhënave, mund të konsiderohet si një sektor në anemi. Ndërsa ky vit ka nisur me shtrenjtime të ndjeshme të çmimeve, çka do të thotë se parashikimi për 2022 mbetet i zymtë.

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy