“Janë shtuar vdekjet”/ Komiteti i Ekspertëve: Qytetet me numrin më të lartë të të infektuarve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Janë shtuar vdekjet”/ Komiteti i Ekspertëve: Qytetet me numrin më të lartë të të infektuarve

Komiteti i Ekspertëve ëshë mbledhur këtë të hënë, ku ka dhënë informacione për situatën aktuale të shkaktuar nga koronavirusi.

Silva Bino deklaroi se në dy javët e fundit ka pasur rritje rastesh dhe viktimash nga virusi. Numri më i lartë i të infektuarve është shënuar në Tiranë, Durrës dhe Fier.

“Rritja me e madhe në Tiranë, Durrës dhe Fier. Incidenca dyjavore arriti në 209 për 100 mijë banorë. Ky është një tregues i rëndësishëm.”

Nga ana tjetër, Skënder Brataj u shpreh se ka pasur numër të lartë të shtruarish nga mosha 50 deri në 60 vjeç. “Janë shtuar vizitat në banesa, si dhe janë rritur thirrjet në urgjenca.”

Advertisement

Drejtoresha e spitalit COVID1, Najada Çomo ngriti shqetësimin se në spitalet COVID janë shtruar edhe moshat e reja, ndërsa tha se numri i të infektuarve pritet të rritet.

“Numri do të rritet. Të shtruarit në spitale nisin që nga mosha 30 vjeçare deri në 90 vjeçare. Edhe të rinjtë paraqesin forma të rënduara të sëmundjes. E vetmja armë që kemi është maska, përveç vaksinës”, tha Çomo./ Vizion Plus

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy