“Jam paditur e kallëzuar nga Rama dhe Basha”/ Ironizon Vokshi : Çifti s’do ndalë dot rithemelimin e PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jam paditur e kallëzuar nga Rama dhe Basha”/ Ironizon Vokshi : Çifti s’do ndalë dot rithemelimin e PD

Deputetja Albana Vokshi ka reaguar pas kallëzimit në SPAk që iu bë asaj dhe pesë funksionarëve të PD, që tani janë mbështetës të Sali Berishës.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se ka një kallzim penal nga Edi Rama dhe tani nga Luzlim Basha. Ajo i quan Bashën dhe Ramën një çift dhe thotë se ata nuk do e ndalin rithemelimin e PD.

 

Advertisement

“Fytyra e turpit të Lulzim Bashës!!!
Për ironi të fatit, unë jam paditur e kallzuar si nga Edi Rama ashtu edhe nga Lulzim Basha….
Përgjigjen e pyetjes: cfarë kanë të përbashkët Edi dhe Luli, besoj e gjeni vetë.
Cifti Rama – Basha nuk do të na ndalë dot në rrugëtimin tonë paqësor, për rithemelimin e PD si parti konservatore, parti e frymës së lirë dhe standarteve europiane.
Rrugëtimi më i bukur ndonjëherë, që nisi me shkarkimin e Lulzim Bashës me votë unanime të 4446 delegatëve të Kuvendit të parë Kombëtar të PD të thirrur nga vezë ata”, shkruan Vokshi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy