“Jam fiksuar pas një vajze të bukur, ma gjeni kush është”/ Ja përgjimet që fundosën policët në Tiranë e Korçë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jam fiksuar pas një vajze të bukur, ma gjeni kush është”/ Ja përgjimet që fundosën policët në Tiranë e Korçë

‘Kam parë një vajzë të bukur dhe jam fiksuar keq. Më gjeni kush është ajo’. Këto janë disa nga përgjimet e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ku ka nxjerrë zbuluar një serë shkeljesh nga efektivët e policisë në Tiranë dhe në Korçë.

 

Vizion Plus ka siguruar dosjen e plotë ku mësohet se efektivi i arrestuar Durim Murja është telefonuar me datë 8 gusht nga kolegu i tij Jon Burri, i cili i ka kërkuar të dhëna në lidhje me pronaren e një makine Toyota që kishte parë në një lavazh. Jon Burri i kërkon Murjas të dhëna për vajzën me inicialet A.C, pasi e kishte pëlqyer shumë.

 

Advertisement

Sipas dosjes hetimore, Murja ka hezituar por pas ngulmimit nga Jon Burri ka pyetur kolegen e tij Matilda Hamollari që t’i ofrojë të dhënat në fjalë. Hamollari dhe Murja i sigurojnë kolegut të tyre të dhënat e qytetares duke shkelur ligjin për të dhënat personale.

 

Nga përgjimet e tjera ka rezultuar se efektivi tjetër i komisariatit N.R 1,  Arjan Balla favorizonte një lokal në Shkozë jashtë orarit të lejuar.

 

Advertisement

Sipas përgjimeve efektivët Balla dhe Durim Murja kishin gënjyër sallën operative për lokalin e dasmave pasi ishin vetë të ftuar në gëzimin familjar. Efektivët e Tiranës janë lënë në burg, përveç Matilda Hamollarit e cila është lënë arrest shtepie.

 

Sa i takon efektivëve të tjerë në Korçë rezultoi se 6 efektivët, mes tyre shefi i Komisariatit, Krenar Gjokutaj dhe shefi i qarkullimit, Kelmend Pikuli rezultojne në përgjime të ndryshme se kanë toleruar disa qytetarë për shkelje të ndryshme.

 

Advertisement

Përgjimet kanë zbuluar se efektivët shpesh herë nuk plotesonin as masa administrative.

 

Gjithashtu janë pezulluar edhe Petro Fraholli, Genci Hysi, Çlirim Akrobati dhe  Kamber Kllogjeri, të gjithë efektivë të qarkullimit rrugor në Korçë.

 

Advertisement

Ndaj tyre është vendosur edhe masa e detyrim paraqitjeje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy