Italia ka vendosur ta mbajë Shqipërinë në listën D, vend që kushtëzon udhëtimet. Ministria e Jashtme shqiptare njoftoi se duke nisur nga sot (31 gusht) dhe deri më 25 tetor, udhëtarët do të duhet të jenë të pajisur ose me certifikatën e gjelbër COVID-19, ose test molecular PCR.
Katër janë vaksinat që njihen nga shteti italian: Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson& Johnson. Me vete gjatë udhëtimit duhet të kenie dhe formualrin PLF.
“Duke nisur nga
data 3⃣1⃣ gusht deri në 2⃣5⃣ tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë:
Çertifikatën e gjelbër Covid-19, që vërteton vaksinimin e plotë ose një çertifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit;
Çertifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar; Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes;
Formularin PLF https://app.euplf.eu/
Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore;
Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi; Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen.”