Ja çfarë ju duhet me vete nëse udhëtoni drejt Italisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ja çfarë ju duhet me vete nëse udhëtoni drejt Italisë

Italia ka vendosur ta mbajë Shqipërinë në listën D, vend që kushtëzon udhëtimet. Ministria e Jashtme shqiptare njoftoi se duke nisur nga sot (31 gusht) dhe deri më 25 tetor, udhëtarët do të duhet të jenë të pajisur ose me certifikatën e gjelbër COVID-19, ose test molecular PCR.

 

Katër janë vaksinat që njihen nga shteti italian: Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson& Johnson. Me vete gjatë udhëtimit duhet të kenie dhe formualrin PLF.

 

Advertisement

“Duke nisur nga 🗓  data 3⃣1⃣ gusht deri në 2⃣5⃣ tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë:

➡ Çertifikatën e gjelbër Covid-19,  që vërteton vaksinimin e plotë ose një çertifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit;

🔴 Çertifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar;

Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson.

Advertisement

➡ Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes;

➡ Formularin PLF 👉  https://app.euplf.eu/

🔴 Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore;

➡ Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi;

Advertisement

🔴 Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy