Izolohet vatra e zjarrit në Laç/ Shpëtojnë banesat, dëme të konsiderueshme në fondin pyjor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izolohet vatra e zjarrit në Laç/ Shpëtojnë banesat, dëme të konsiderueshme në fondin pyjor

Kryetarja e Bashkisë Kurbin Majlinda Cara ka bërë të ditur se është neutralizuar vatra e zjarrit në Laç.

 

Në një reagim në rrjetet sociale, Cara shkruan se zjarri nuk ka shkaktuar asnjë problematike në njerëz apo banesa, por dëme të shumta në bimësi.

 

Advertisement

Pas orësh në luftë me flakët, forcat zjarrfikëse, të ushtrisë dhe ato të emergjencave civile, me ndihmën e madhe edhe të helikopterit Cougar, arritën të neutralizojnë dhe shuajnë zjarrin që mbuloi kurorën e gjelbër të qytetit.

 

Pa dëme në njerëz apo banesa por me dëme të pallogaritshme në mjedis ndaj zjarrvënësit dhe shkatërruesit e të mirës së përbashkët duhet të vihen para përgjegjësisë dhe të marrin vetëm përgjigjen që meritojnë”, shkruan Cara.

 

Advertisement

Kryebashkiakja ka shprehur mirënjohje për angazhimin maksimal të ministrive të  Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, si dhe policinë, zjarrëfikëset  e Forcat e Armatosura.

 

“Mirënjohje për gatishmërinë, reagimin e menjëhershëm dhe angazhimin maksimal të Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, Forcave të Armatosura, Emergjencave Civile, forcave zjarrfikëse të Kurbinit dhe bashkive të tjera, strukturave të Policisë së Shtetit dhe për këdo që kontribuoi në shuarjen e këtij zjarri me përmasa të mëdha.

 

Advertisement

Ndërkohë që zona vijon të jetë edhe sot nën monitorimin e forcave zjarrfikëse, atyre të ushtrisë dhe punonjësve të bashkisë për shmangien e riaktivizimit të mundshëm të ndonjë vatre zjarri“, deklaron kryebashkiakja e Kurbinit.

 

Ndërkohë sipas të dhënave paraprake janë përshkuar nga zjarri 93.7 ha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy