Iu vunë zjarrin tokave të tyre, por u dogjën qindra rrënjë me ullinj, procedohen 3 shtetas në Lushnjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Iu vunë zjarrin tokave të tyre, por u dogjën qindra rrënjë me ullinj, procedohen 3 shtetas në Lushnjë

Tre persona janë proceduar në bashkinë Lushnjë dhe divjakë pasi I kanë vënë zjarrin tokave , gjë e cila është shoqëruar pastaj më deme të mëdha.

 

Efektivet e policisë së Divjakës nisën procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh. A., banues në fshatin Grabian, Divjakë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të shtetasve A. K., D. K. dhe E. Sh.

 

Advertisement

Ndërkohë në Lushnjë nisi procedimi penal për shtetasit Xh. S. dhe B. D., pasi kanë ndezur zjarr për djegien e barërave në tokat e tyre, përkatësisht në fshatin Thanasaj dhe Dushk, Lushnjë, ku si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur pemë ulliri, në pronësi të shtetasve Xh. S., G. K. dhe R. K.

 

Ndezja e zjarreve në toka, po shkakton situate të rënda në disa qarqe. Në Lushnjë zjarrëfikesit janë detyruar të luftojnë me dhjetëra vatra zjarri gjatë ditëve të fundit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy