Gjendet trupi i pajetë i 45-vjeçarit Stavri Vasilovski, që u mbyt në liqenin e Prespës.
Vetëm pas pak minutash kërkim në vendin e ngjarjes, polumbarët kanë parë trupin e peshkatarit.
Advertisement
Trupi u gjet në vendin e quajtur Oso, afër kufirit me Greqinë.
Stavri Vasilovski ra në ujë pasi varka me të cilën kishte dalë të peshkonte, u përmbys nga dallgët e mëdha.
Advertisement
Ai ndodhej në varkë bashkë me vëllanë dhe një person tjetër, të cilët dolën me not në breg dhe arritën të shpëtonin.