Iu merrnin para qytetarëve që parkonin në hapësirën publike të përcaktuar nga bashkia, dy të arrestuar në Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Iu merrnin para qytetarëve që parkonin në hapësirën publike të përcaktuar nga bashkia, dy të arrestuar në Durrës

Ali Muço dhe Mariglen Gruda janë arrestuar nga policia e Duurësit. Të dy akuzohen se iu merrnin para qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike që ishte përcaktuar nga bashkia si vendparkim pa pagesë.

“Janë vënë në pranga shtetasit A. M., 32 vjeç dhe M. G., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi iu merrnin para qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë e cila ishte përcaktuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy