Iu kishte vendosur kamer në dhomë për t’i përgjuar/ Shqiptari rreh partneren dhe vajzat e saj në Greqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Iu kishte vendosur kamer në dhomë për t’i përgjuar/ Shqiptari rreh partneren dhe vajzat e saj në Greqi

Një rast i çuditshëm i dhunës në familje, monitorimit dhe regjistrimit të paligjshëm me kamera është shënuar në Rodos.

 

Bëhet me dije se një shqiptar 50-vjeç kishte vënë në dhomën e vajzave të partneres së tij, 12 dhe 17 vjeç kamera dhe i monitoronte ato kur ishin të zhveshura.

 

Advertisement

Ka qenë vetë partnerja e tij që e ka denoncuar rastin në polici, pasi vajzat kishin gjetur kamerën e fshehur në dhomë.

 

Ajo madje ka treguar se kur i ka kërkuar atij shpjegim për kamerën ai e ka dhunuar atë dhe vajzat.

 

Advertisement

Shqiptari ndodhet në paraburgim, ndërsa policia po heton përmbajtjes e kartës së kamerës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy