Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë në ‘detyrim paraqitje’ për mjekun kardiolog Edvin Prifti.
Mjeku u arrestua me kërkesë të SPAK, pasi iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë të vjetra cash , gjatë kontrollit në banesë dhe në zyrë.
Emri i tij doli pas përgjimeve për rastin e gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha.
Prifti u mbrojt duke thënë se ai kishte një punë të mire, ndërsa parate ishin nga një shitje prone që kishte bërë gruaja e tij.
Advertisement