Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu ish efektivin e RENEA-s, Altin Morina, të cilit iu gjeten 113 mijë euro në makinë.
Një muaj nga arrestimi i tij, prokuroria verifikoi se deklarata që ai ka bërë për hetuesit se paratë i kishte marre borxh nga një biznesmen për çështje familjare ka rezultuar e vërtetë.
Advertisement
Vendimi për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg”, në “detyrim paraqitje” është bërë me kërkesë të organit të akuzës. Morina fillimisht u akuzua për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe fshehje të ardhurash”.